LAJMI I FUNDIT:

Modelja bombastike: Po, jam në lidhje me Ronaldon (Video)

Modelja bombastike: Po, jam në lidhje me Ronaldon (Video)

Cristiano Ronaldo nuk ka pasur një lidhje të qëndrueshme qëkur u nda nga Irina Shayk në janar të vitit 2015, por duket se portugezi përsëri e ka gjetur dashurinë.

Futbollisti i Real Madridit ishte fotografuar në praninë e një femre në festën e triumfit të Ligës së Kampionëve që ishte organizuar në një jaht në Ibiza.


Që atëherë nisën spekulimet për një lidhje të 31-vjeçarit me bukuroshen, të cilës iu zbulua identiteti – është fjala për modelen nga Milano, Elisa De Panicis.

LEXONI PO ASHTU: Mësohet identiteti i bukuroshes italiane në jahtin e Ronaldos, shikoni format e saj (Foto)

Dhe tash vet ajo në një prononcim për Novella 2000 ka pranuar se është në lidhje me Ronaldon. Ajo e ka përshkruar futbollist si një djalosh të shkëlqyer me zemër të madhe, pavarësisht komenteve që thuhen për të pas dështimeve të Portugalisë për të fituar në ‘Euro 2016’.

Elisa më tej ka theksuar se kanë kaluar kohë fantastike në Ibiza, për të theksuar më pas: “E si mund të mos jetë dashuri”. /Telegrafi/