Tradita nuk harrohet, të dielën mbahet gara e Pehlivanëve në Dragash

Kjo garë tradicionale me disa pauza prej pasluftës e këndejmi, është organizuar në kuadër të ditës së çlirimit të kësaj komune me datën 15 qershor, mirëpo një gjë e tillë është shtyrë këtë vit, për shkak të pjesëmarrjes së mundësve dhe disa zyrtarëve të Federatës në Lojërat e para Evropiane që u mbajtën në Baku të Azerbajxhanit, bën të ditur opoja.net.
Sipas organizatorëve të kësaj gare që ka një traditë të theksuar në disa vende të rajonit, pjesë e saj do të jenë pehlivanë të dalluar nga Bullgaria, Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.
Kjo garë gjithmonë ka zgjuar interesim të madh nga adhurues të këtij sporti burrëror jo vetëm nga komuna e Dragashit, andaj me të drejtë, organizatorët presin që këtë vit numri i shikuesve të jetë më i madh, për shkak të ardhjes së shumë bashkatdhetarëve nga diaspora dhe festës së Fitër Bajramit.






















































