LAJMI I FUNDIT:

Totti: Dybala është një fenomen, Roma duhet të kërkojë rikthimin në Ligën e Kampionëve

Totti: Dybala është një fenomen, Roma duhet të kërkojë rikthimin në Ligën e Kampionëve

Paulo Dybala është përforcimi më i madh i Romës viteve të fundit dhe ylli argjentinas po justifikon transferimin në kryeqytetin italian.

Sulmuesi argjentinas përkundër se ka humbur nëntë ndeshje këtë edicion shkaku i lëndimeve, përsëri është lojtari kryesor i Giallorosëve dhe shënuesi më i mirë.


29-vjeçari në 16 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 10 gola e ka asistuar në tre të tjerë.

Ikona e Romës, Francesco Totti ka folur fjalë të mëdha për Dybalan, duke e quajtur një fenomen yllin argjentinas.

“Paulo është një fenomen, një lojtar që është mbi të tjerët sepse gjithmonë ka treguar vlerën e tij. Jam i lumtur që erdhi në Romë, sepse e meriton dhe është e drejtë që qyteti të ketë një lojtar të këtij kalibri”.

“Ndjehet kur një lojtar është ndryshe nga të tjerët. Ai po e tregon duke shënuar dhe duke bërë paraqitje të mëdha. Jemi të lumtur që e kemi te Roma, ta gëzojmë dhe ta mbajmë fort”, ka deklaruar ish-kapiteni legjendar i Romës.

Tutje Totti ka folur edhe për objektivin e Romës, ku sipas tij është rikthimi në garën më të madhe evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.

“Kualifikimi në Ligën e Kampionëve është objektivi kryesor, edhe pse e dimë që nuk do të jetë e lehtë. Katër skuadrat e para kanë ritëm të lartë, por kampionati është i gjatë, ka shumë pikë në lojë, skuadrat janë pranë në renditje dhe gjithçka mund të ndodhë”.

Roma planifikon kontratë të re për Dybalan
Lexo po ashtu Roma planifikon kontratë të re për Dybalan

“Mourinho kërkon përforcime dhe kjo është normale, pasi çdo trajner kërkon një organikë sa më konkurruese. Nëse e thotë Mou, shpresojmë që klubi ti plotësojë dëshirën”, përfundoi Totti.

Roma pas 18 ndeshjeve në kampionat zë vendin e shtatë në tablë me 34 pikë, katër më pak se vendi i dytë që mbahet nga Milani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Bundesliga
Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Ndërkombëtare
Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Liga e Kampionëve
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori