ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Sulmuesi shqiptar, Kemal Ademi është rikthyer nga lëndimi për Baselin.

Në ndeshjen ndaj Zurichut, Ademi ka qëndruar në bankë pas kthimit nga lëndimi dhe është aktivizuar vetëm në minutat e fundit të ndeshjes.


Por shtatlartit i kanë mjaftuar vetëm katër minuta në fushë për të realizuar gol.

Ademi Basel 1

23-vjeçari ka shfrytëzuar një asistim fantastik nga Valentin Stocker për të shënuar golin e fundit në këtë takim.

Baseli mori një fitore të lehtë 3-0 përballë Luzernit, fitore që e mbanë gjigantin zviceran në krye të Superligës.

Për Ademin ky ishte goli i gjashtë në Superligën e Zvicrës, derisa ka edhe një asistim. /Telegrafi/

telegrafi sport app