Një tifoz meksikan ka bërë përpjekje ekstreme për t’u siguruar që mund të shijojë Kupën e Botës “Katar 2022” me një pije alkoolike në dorë, por tentativa e tij është zbuluar nga autoritetet.

Në internet janë shfaqur pamje që tregojnë një tifoz të Meksikës që dyshohet se përpiqej të fuste alkool në një stadium në Katar duke e fshehur atë në një palë dylbi.

Në videon e postuar në rrjetet sociale, tifozi i veshur me një fanellë meksikane kontrollohet tërësisht nga një roje sigurie përpara se të niset për në shkallët e stadiumit për të parë barazimin 0-0 ndaj Polonisë.

Reklama

Duke qenë qartësisht i dyshimtë për diçka, anëtari i sigurisë më pas ekzaminon një palë dylbi të tifozit.

A for effort lol. from qatar

E duke i parë më nga afër, polici i hap kapakët e dylbive për të zbuluar atë që duket të jetë një lloj tubi i cili ishte mbushur me alkool.

Reklama

Tani, duke pasur parasysh ndalimin e rreptë të Katarit për alkoolin, ky ndoshta mund të quhet rrezik i madh, edhe pse ideja ishte shumë kreative.

Një përdorues e postoi videon në Twitter, duke thënë: “Siguria e Katarit i konfiskoi dylbitë një tifozi që përdori për të fshehur një pije alkoolike”. /Telegrafi/

Reklama