LAJMI I FUNDIT:

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Mes polemikave për gjykimin e El Clasicos të së dielës mbrëma, është zbuluar se presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, ka takuar gjyqtarin Cesar Soto Grado, para ndeshjes.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Perez kishte qenë në dhomën e zhveshjes së Real Madridit përpara ndeshjes kundër Barcelonës, kur u largua dhe u takua me Soto Grado në tunel, dhe ai përshëndeti gjyqtarin dhe ndihmësit e tij.

Perez në ato qaste shoqërohej nga delegati i ndeshjes dhe ish-gjyqtari Carlos Megia Davila.


Gjyqtari Soto Grado gjatë El Clasicos

I pranishëm ishte edhe Miguel Angel Perez Lasa, gjyqtari raportues i RFEF për El Clasico dhe i cili u tërhoq në vitin 2013 pa e akorduar kurrë asnjë penallti kundër Real Madridit në Bernabeu.

Kjo sigurisht do të shtoj zemërimin te Barcelona për performancën e Soto Grados, me klubin që thuhet se kërkon të ndërmarrë veprime ligjore për golin fantazmë të Lamine Yamal dhe presidenti Joan Laporta që kërcënon me një riluajtje të ndeshjes.

Barcelona do të ndërmarrë veprime ligjore për golin fantazmë në El Clasico
Lexo po ashtu Barcelona do të ndërmarrë veprime ligjore për golin fantazmë në El Clasico

Ndërsa është sigurisht e pazakontë që presidentët të kenë qasje me gjyqtarët apo zyrtarët përpara ndeshjeve, do të ishte e pazakontë nëse Perez nuk do ta kishte përshëndetur atë ndërsa kalonte.

Në çdo rast, konkluzioni i çdo qëllimi të keq nga ana e presidentit të Real Madridit duket i gabuar, qoftë edhe vetëm sepse dikush do të supozonte se ai do të ishte shumë më delikat në lidhje me të sesa të kryente një biznes të tillë në tunel. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Revoltohet ylli i Barcelonës, vendos të mos stërvitet me bashkëlojtarët e tij

Revoltohet ylli i Barcelonës, vendos të mos stërvitet me bashkëlojtarët e tij

La Liga
PSG kualifikohet në një tjetër garë të FIFA-s që do mbahet këtë vit, por Chelsea nuk do të marrë pjesë

PSG kualifikohet në një tjetër garë të FIFA-s që do mbahet këtë vit, por Chelsea nuk do të marrë pjesë

Ndërkombëtare
Tronditet PSG-ja, ylli i ekipit bën kërkesë për t’u larguar menjëherë pas humbjes ndaj Chelseat

Tronditet PSG-ja, ylli i ekipit bën kërkesë për t’u larguar menjëherë pas humbjes ndaj Chelseat

Ndërkombëtare
As Messi as Ronaldo, ky është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave sipas Donald Trump

As Messi as Ronaldo, ky është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave sipas Donald Trump

Ndërkombëtare
Barcelona synon yllin e Bayern Munich për ta përforcuar fazën e mbrojtjes

Barcelona synon yllin e Bayern Munich për ta përforcuar fazën e mbrojtjes

La Liga
Lexuesja e buzëve zbulon se çfarë i tha Donald Trump lojtarëve të Chelseat gjatë ceremonisë

Lexuesja e buzëve zbulon se çfarë i tha Donald Trump lojtarëve të Chelseat gjatë ceremonisë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori