LAJMI I FUNDIT:

Ten Hag i jep ‘shuplakë’ Tottenhamit, rinovon kontratën me Ajaxin

Ten Hag i jep ‘shuplakë’ Tottenhamit, rinovon kontratën me Ajaxin

Erik ten Hag ka nënshkruar një marrëveshje të re si menaxher i Ajaxit, në atë që duket si një goditje e re për Tottenham Hotspur, që e donin në krye të ekipit të tyre.

Trajneri holandez ishte përzgjedhur si favoriti kryesor për të pasuar Jose Mourinhon në vendin e nxehtë të Spurs sezonin e ardhshëm, pas shkarkimit të portugezit nga klubit anglez.


Sidoqoftë, Ten Hag në vend të kësaj ka rënë dakord për kushte të reja me gjigantët e Eredivisie, duke nënshkruar një zgjatje të kontratës deri në vitin 2023.

Tottenhami ka caktuar takim me Ten Hag për pozitën e trajnerit
Lexo po ashtu Tottenhami ka caktuar takim me Ten Hag për pozitën e trajnerit

Është vet klubi holandez nga Amsterdami që konfirmoi rinovimin e kontratës së Ten Hag në një deklaratë në faqen e tyre zyrtare.

“Ajax ka arritur një marrëveshje me Erik ten Hag për zgjatjen e kontratës së tij e cila më parë zgjaste deri më 30 qershor 2022”.

“Marrëveshja e re do të hyjë në fuqi në 1 korrik 2021 dhe do të shkojë deri më 30 qershor 2023”, thuhet në njoftimin e Ajaxit.

Ten Hag, i cili mori drejtimin e Ajaxit në janar të 2018, ka shijuar një sukses të jashtëzakonshëm me klubin, duke i çuar ata në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në vitin 2019, duke mundur Real Madridin gjatë rrugës dhe për t’u eliminuar vetëm në minutat shtesë nga Spurs.

Ai gjithashtu fitoi titullin në Eredivisie dhe Kupën e Holandës në sezonin 2018-19, dhe pasi kampionati i vitit të kaluar në ligë u shpall i pavlefshëm për shkak të pandemisë së coronavirusit, ai është afër një trofeu tjetër këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Ndërkombëtare
UEFA e ka konfirmuar, këto dy shtete do të kenë nga pesë klube në Ligën e Kampionëve

UEFA e ka konfirmuar, këto dy shtete do të kenë nga pesë klube në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Rashica mund të largohet nga Besiktas, e duan dy klube të Serie A

Rashica mund të largohet nga Besiktas, e duan dy klube të Serie A

Serie A
Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën

Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën

Liga e Evropës
Kalo në kategori