LAJMI I FUNDIT:

Teknologjia e re parashikon se si do të duken të famshmit pas 25 vitesh

Teknologjia e re parashikon se si do të duken të famshmit pas 25 vitesh
Kate Middleton dhe Meghan Markle (Foto: Getty Images)

Nëse jeni pyetur se si do të duken disa nga të famshmit pas 25 viteve, një teknologji fascinuese e ka mundësuar këtë, duke arritur që të parashikojë procesin e plakjes.

Softueri Future Face shfrytëzon teknologjinë e hartës së fytyrës për të ilustruar në mënyrë shkencore se si mund të plaken njerëzit – ndërsa disa prej rezultateve janë interesante.


Programi i krijuar nga kirurgu plastik i fytyrës, Dr Julian De Silva, merr parasysh të gjitha elementet e plakjes dhe tregon se sa mund të ndryshojë fytyra në vitet pasuese.

Princi Harry do të duket njësoj si babai i tij kur të plaket (Foto: Cavendish Press)

Ky softuer është provuar të disa anëtarë të familjes mbretërore, si Kate Middleton (36 vjeçare), Meghan Markle (37 vjeçare) dhe princi Harry (33 vjeçar).

Meghan Markle është parashikuar se do të plaket më ngadalë (Foto: Cavendish Press)

Njëherësh është provuar edhe te këngëtari Harry Styles (24 vjeçar), futbollisti Harry Kane (25 vjeçar) dhe supermodelja Kate Moss (44 vjeçare).

Edhe pse është një vit më e re se Meghan, plakja nuk do ta kursejë Kate Middleton (Foto: Cavendish Press)

Kjo teknologji e re e hartës së fytyrës na mundëson që të shikojmë në mënyrë shkencore në të ardhmen dhe të dimë me saktësi se si do të plaket një person”.

Si do të ndryshojë Kate Moss deri në janar të vitit 2044 kur do të jetë pranë të shtatëdhjetave (Foto: Cavendish Press)

“Kate Moss është akoma një prej femrave më të bukura në botë dhe ka qëndruar në krye të industrisë së modelizmit për 25 vite”, ka theksuar Dr De Silva, transmeton The Sun.

Angazhimet e mëdha në karrierë mund ta shpejtojnë procesin e plakjes së Harry Styles (Foto: Cavendish Press)

Përkundër ushtrimeve të vazhdueshme dhe dietës së mirë, lëkura Harry Kane do të pësojë shumë ndryshime për shkak të qëndrimit të vazhdueshëm në diell (Foto: Cavendish Press)

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori