LAJMI I FUNDIT:

Të mërkurën fillon playoffi i Superligës, priten ndeshje të zjarrta

Të mërkurën fillon playoffi i Superligës, priten ndeshje të zjarrta

Të mërkurën fillon edhe zyrtarisht faza post sezonale e basketbollit kosovar, ku përkundër mos pjesëmarrjes këtë vit të klubeve të kategorisë së rënda si Trepça dhe Peja, ndeshjet interesante do të jenë të garantuara.

Të mërkurën nga ora 19:30 në kryeqytet është Prishtina që e pret Yllin në duelin e parë gjysmëfinal.

Kampionët aktual janë favoritë absolut për këtë duel, por Ylli do të jetë rival i vështirë kur dihet se drejtohet nën instruksionet e Arben Krasniqit dhe ka qenë arë e fortë për t’u thyer pas transferimit të Alexis Wangmenes, një lojtar me përvojë të jashtëzakonshme në Evropë.

Nëse suharekasit arrijnë të rrëmbejnë një ndeshje në kryeqytet, atëherë seria pritet të jetë jashtëzakonisht interesante.

Seria tjetër do të jetë një përplasje mes qyteteve fqinjve, ku Bashkimi i Prizrenit e pret KB Rahovecin të enjtën nga ora 19:30.

Bashkimi luan me Rahovecin pasi Vreshtarët arritën pozitën e tretë në tabelë në atë që po konsiderohet sezoni i ëndrrave për klubin që vetëm para dy edicioneve u inkuadrua në Superligë dhe po zhvillon ndeshjet si vendas në Gjakovë në munegsë të palestrës.

Nga ora 19:30 në Prizren pritet të zhvillohet kjo përballje ku për shumë njohës të basketbollit nuk do të jetë shëtitje nëpër park për Bashkimin pasi dihet se klubi prizrenas nuk do të ketë përkrahjen e tifozëve “Arpagjikët” për shkak të një mosmarrëveshje me kryesinë, ndërkaq KB Rahoveci ka organizuar udhëtim masiv të tifozëve Ultras Vreshtarët dhe tifozëve tjerë me vetura private.

Rëndësia e terenit vendas për këtë seri nuk pritet të vlejë pasi Rahoveci nuk ka palestër dhe do të mundohet që të sjellë publik të madh edhe në Prizren për ta bërë si në Gjakovë, aty ku zhvillon ndeshjet si vendas.

Bashkimi ka të gjithë lojtarët e përgatitur, kurse skuadra e Bujar Locit që ka rekordin ofensiv më të mirë në kampionat në gjashtë ndeshjet e fundit do të provojë të vazhdojë formën e mirë ndaj Bashkimit po ashtu mjaft të fortë, në një seri që pritet të shkojë më gjatë se tri ndeshje.

Rahoveci ndeshjet i zhvilloi në Gjakovë pasi s’ka palestër. Aty Vreshtarët mbushën sallën dhe e bënë të duket si teren vendas, kurse të njëjtën synojnë ta bëjnë në Prizren.

Sistemi i ndeshjeve në playoff është 2-2-1, ky dy ndeshjet e para zhvillohen te liderët tabelarë, Prishtina dhe Bashkimi, të cilët edhe kanë përparësinë e terenit vendas.

Ekipi i cili fiton i pari tri ndeshje kualifikohet në finalen e madhe të playoffit, që do të thotë se Ylli dhe Rahoveci duhet të luftojnë për të siguruar një ndeshje të katërt para publikut vendas.

Mbetet të shihet, por për momentin me shumë gjasë pritet një ripërsëritje e finales së vitit të kaluar mes Bashkimit dhe Prishtinës që janë edhe favoritë për të kaluar në finale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori