LAJMI I FUNDIT:

Te Leverkuseni e pranojnë largimin e Florian Wirtz, por vetëm për një çmim astronomik

Te Leverkuseni e pranojnë largimin e Florian Wirtz, por vetëm për një çmim astronomik

Bayer Leverkusen mund ta lejoj largimin e Florian Wirtz në afatin kalimtar të verës, por vetëm për ofertën e duhur.

Kampioni i ri i Gjermanisë ka vendosur një çmim astronomik për yllin e tij të ri Florian Wirtz, siç konfirmoi drejtori i përgjithshëm i klubit, Fernando Carro, në një intervistë për Radio MARCA.


Pas paraqitjes së tij të jashtëzakonshme në fitimin e titullit të parë të Bundesligës për Leverkusen, vlera e 20-vjeçarit është në rritje.

Është sensacion në gjithë Evropën, pesë top klubet që duan të nënshkruajnë me Florian Wirtz
Lexo po ashtu Është sensacion në gjithë Evropën, pesë top klubet që duan të nënshkruajnë me Florian Wirtz

Wirtz ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm, duke regjistruar shifra mbresëlënëse prej 17 golash dhe 18 asistimesh në të gjitha garat.

Kjo ka ngjallur interes të madh nga shumë klube evropiane, të cilët po mendojnë mundësinë për të bërë një lëvizje për talentin e ri në vitet e ardhshme.

Megjithatë, Leverkusen nuk ka urgjencë për të shitur dhe e ka bërë të qartë se çdo klub i interesuar do të duhet të derdhë një shumë të konsiderueshme parash.

“Askush nuk është i pashitshëm, por për më pak se 150 milionë euro Wirtz nuk do të largohet”, deklaroi Carro.

Top skuadrat evropiane si Barcelona, Real Madrid, Manchester City, Liverpool, Manchester United dhe Bayern Munich janë duke kërkuar shërbimet e yllit të ri gjerman.

Megjithatë duket shumë e vështirë që Barcelona në krizë të madhe financiare të paguajë një çmim të tillë dhe kjo është arsyeja që katalunasit nuk llogariten në mesin e skuadrave favorite.

Gara për Wirtz do të jetë mes skuadrave angleze, Real Madridit dhe gjigantit gjerman Bayern Munich. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Real Madrid: Gjithçka gati për klasiken e futbollit evropian

Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Real Madrid: Gjithçka gati për klasiken e futbollit evropian

Liga e Kampionëve
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Kimmich shpjegon se si Real Madrid i kalon kundërshtarët e vështirë përkundër se nuk është favorit

Kimmich shpjegon se si Real Madrid i kalon kundërshtarët e vështirë përkundër se nuk është favorit

Liga e Kampionëve
Lajm tragjik për Ngannoun: Vdiq djali i tij 15 muajsh

Lajm tragjik për Ngannoun: Vdiq djali i tij 15 muajsh

Boks
Kalo në kategori