Sulmuesi Arijon Ibrahimovic po vazhdon me paraqitjet në nivel të lartë te Bayern Munichu.

Ylli nga Kosova shënoi në miqësoren ndaj Heidenheim, ku “Bavarezzët” triumfuan me rezultat 2-4.


Ai ishte i saktë nga pika e bardhë për të shënuar ndaj ish-klubit, ndërsa u zëvendësua pas 61 minutave lojë duke zëvendësuar Harry Kane.

Për ta parë golin: VIDEO

Kjo ishte ndeshja e fundit miqësore e Bayernit para fillimit të sezonit, pasi pas katër ditëve do të kërkojnë trofeun e Superkupës së Gjermanisë kundër Borussia Dortmundit.

Përndryshe, gjasat janë reale që Ibrahimovic t’i bashkohet Kosovës në muajin shtator për ndeshjet e Ligës së Kombeve./Telegrafi/

telegrafi sport app