Taip Kabashi, përzgjedhësi ri i përfaqësues së hendbollistëve të Kosovës

Këtë vendim e ka marrë Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës, duke plotësuar vendin e lirë të përzgjedhësit, pas shkarkimit të Alfred Llazarit, raporton ‘koha.net’.
Kabashi do të jetë në këtë detyrë përkohësisht, për të udhëhequr përfaqësuesen e Kosovës, e cila është pjesëmarrëse në Kampionatin e parë të shteteve në zhvillim që organizohet në Prishtinë dhe Gjakovë nga 18 deri më 26 qershor.
Bordi i FHK-së në fund të muajit qershor do të shpallë konkursin dhe kriteret e propozuara për zgjedhjen e përzgjedhësve të dy përfaqësueseve për femra dhe meshkuj, pasi të dy janë zgjedhur me mandat të përkohshëm. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
26/05/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































