Kështu ka njoftuar të enjten agjencia ruse e lajmeve Tass. Kjo agjenci ka shkruar se sportistëve kosovarë nuk do t'u lejohet paraqitja me flamurin e Kosovës, pasi Rusia nuk e njeh shtetin e Kosovës, raporton ‘koha.net’.

Botërori i taekwondos mbahet nga 12 deri më 18 maj në Chelyabinsk të Rusisë. Rusia në disa raste ka penguar apo është munduar të pengojë e kushtëzojë hyrjen e sportistëve kosovarë në këtë vend. Rusia jo rrallë organizon ngjarje sportive të nivelit të lartë.


Sipas agjencisë ruse, taekwondistët kosovarë në botëror do të garojnë me flamur të Federatës Botërore të Taekwondos. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app