LAJMI I FUNDIT:

Swift, Kardashianit: Ku është videoja që burri jot më quan lavire (Video)

Swift, Kardashianit: Ku është videoja që burri jot më quan lavire (Video)

Kim Kardashian ka publikuar në llogarinë personale në Snapchat bisedën e regjistruar në mes të Kanye dhe Taylor Swift.

Kim ka publikuar një seri të videove, ku shihet Kanye duke biseduar me Taylorin, ndërsa kjo si duket ka bërë që të revoltohet Kardashian.


Kjo e fundit raportohet se ka fyer rëndë duke e quajtur këngëtaren lavire, transmeton Telegrafi.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Taylorit përmes llogarisë personale në Instagram, ku kërkon sqarime prej Kimit.

“Ku është video e Kanye duke më quajtur lavire në këngën e tij. Ajo nuk ekziston sepse nuk ka ndodhur asnjëherë”, ka shkruar Taylor

Ndër të tjerat ajo thotë se ajo dëshiron të ketë raporte miqësore me Kanye dhe se dëshiron të përjashtohet nga ky narracion i cili nuk ka dashur të jete pjesë që nga 2009. /Telegrafi/