LAJMI I FUNDIT:

Super skuadra me lojtarët që i përfundon kontrata në vitin 2019: Formacion yjesh, bankë rezervë klasi

Super skuadra me lojtarët që i përfundon kontrata në vitin 2019: Formacion yjesh, bankë rezervë klasi
Foto; Getty Images/Marca

Shumica e lojtarëve të mëdhenj pritet të rinovojnë kontratat e tyre në gjashtë mujorin e parë të vitit 2019, por jo të gjithë.

Kjo është diçka e mirë për klubet që nuk dëshirojnë të shpenzojnë shumë në afatet kalimtare dhe duke e pasur parasysh se sa shumë është rritur vlera e lojtarëve në vitet e fundit, lojtarët pa kontratë janë caku më i mirë.


Eksperiencë në portë:

Edhe pse Gianluigi Buffon në kontratën e tij me Paris Saint Germainin e ka mundësinë që të vazhdojë edhe për një vit, e ardhmja e tij është ende e pa definuar.

Gianluigi Buffon (dhe Petr Cech gjatë miqësores së verës 2018 (Foto: Thananuwat Srirasant/Getty Images/ICC/Guliver)

Në anën tjetër kemi edhe Petr Cech, veterani është në kërkim të një aventure të re dhe ai është një mundësi e mirë për çdo skuadër që ka nevojë për portier.

Kualitet në mbrojte:

Diego Godin ka refuzuar shumë oferta për të qëndruar te Atletico Madridi, por ai ende nuk ka rinovuar me Los Rojiblancos. Në anë tjetër është edhe Filipe Luis, i cili mund të largohet nga Wanda Metropolitano pasi Aletico ende nuk i ka ofruar kontratë. Por, edhe dyshja braziliane e Dani Alves (PSG) e David Luiz (Chelsea).

Veteranët e Atleticos në vitin e fundit të kontratës (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Nuk duhet të harrojmë edhe Toby Alderweireld (Tottenham), Juanfran (Atletico), Thomas Vermaelen (Barcelona) dhe Vincent Kompany (Manchester City) që pritet të jenë lojtarë të lirë në afatin kalimtar të verës.

Mesfushor klasi:

Adrien Rabiot i PSG-së është aktualisht emri më i përfolur, francezi po refuzon të rinovojë me klubin nga Ligue 1. Pastaj kemi Cesc Fabregasin (Chelsea) për të cilin ka shfaqur interes Atletico Madridi dhe Milani dhe në anën tjetër spanjolli, Ander Herrera i Manchester Unitedit.

Gjithë skuadrat e mëdha pas Adrien Rabiot (Foto: Getty Images/Guliver)

Emra tjerë janë edhe Aaron Ramsey (Arsenal), Juan Mata (Man Utd) dhe Santi Cazorla, i cili ka nënshkruar vetëm për një vit me Villarrealin.

Sulm plot me yje:

Pas një dekade te Bayern Munichu, Arjen Robben dhe Franck Ribery pritet të largohen gjatë vitit 2019 nga klubi gjerman.

U bënë shumë vite që i shikojmë me fanellën e Bayernit, do të jetë e vështirë t’i shikojmë me një klub tjetër (Foto: Adam Pretty/Getty Images/Guliver)

Por, këta nuk janë emrat e vetëm të mëdhenj në sulm që janë në muajt e fundit të kontratës, kemi edhe Olivier Giroud (Chelsea), Mario Balotellin (Nice), Aritz Aduriz (Bilbao), Fernando Llorenten (Tottenham) dhe Daniel Sturridge (Liverpool). /Telegrafi/

(Foto: MARCA)

Në trend Sport

Më shumë
Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Liga e Kampionëve
Lojtarët e Barcelonës e kanë ndjekur Mbappen në tunel pas humbjes nga PSG

Lojtarët e Barcelonës e kanë ndjekur Mbappen në tunel pas humbjes nga PSG

Liga e Kampionëve
Tifozët e Arsenalit gjetën justifikimin për humbjen: Bayern mashtroi Topçinjtë me një truk

Tifozët e Arsenalit gjetën justifikimin për humbjen: Bayern mashtroi Topçinjtë me një truk "të pistë"

Liga e Kampionëve
Bellingham: Hera e parë që vëllai im më pa të luaja për Real Madridin, jam vërtetë krenar

Bellingham: Hera e parë që vëllai im më pa të luaja për Real Madridin, jam vërtetë krenar

Liga e Kampionëve
“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori