LAJMI I FUNDIT:

Super ndeshje në xhiron e 20-të, derbi në kryeqytet

Super ndeshje në xhiron e 20-të, derbi në kryeqytet

Fundjava sjell super ndeshje në elitën e basketbollit, ku zhvillohet xhiroja e 20-të e Prince Caffe Superligës dhe ku përballen katërshja me traditë në basketbollin e Kosovës.

Sfida e parë zhvillohet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës, ku pritet një super ndeshje dhe një superatmosferë në kryeqytetin e Kosovës. Prishtinasit janë në vendin e tretë me 13 fitore e gjashtë humbje, derisa pejanët kanë 14 fitore e pesë humbje, duke i ndarë vetëm një pikë mes tyre, e kjo do të bëjë edhe më interesante këtë përballje.


Në dy takimet e këtij edicioni, të dy skuadrat kanë nga një fitore ndaj njëra-tjetrës si mysafire. Pejanët triumfuan në Prishtinë 80:95, derisa kryeqytetasit në Pejë, 78:81.

Dita e shtunë vazhdon me super përballjen tjetër ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës, ku të dy skuadrat hyjnë vetëm për fitore. Prizrenasit janë në vendin e gjashtë me shtatë fitore e 12 humbje, kurse mitrovicasit në vendin e parë me 17 fitore e dy humbje. Këtë edicion ‘Xehetarët’ kanë dy fitore ndaj Portokallezinjëve, 77:99 dhe 84:67.

Të dielën në Gjakovë do të ndeshen Istogu me Vëllaznimin, ku kuqezinjtë janë favoritë, pasi numërojnë tetë fitore e 11 humbje, derisa istogasit vetëm një fitore e 18 humbje.

Takimi i fundit i kësaj xhiro, por mjaft i rëndësishëm është mes Golden Eagle Yllit dhe Proton Cable Prizrenit. Therandasit janë në vendin e katërt me 11 fitore e tetë humbje, kurse prizrenasit në vendin e shtatë me pesë fitore e 14 humbje. /Telegrafi/

Prince Caffe Superliga-Java 20

E shtunë

17:00 Sigal Prishtina – Peja

19:00 Bashkimi – Trepça

E diel

17:00 Istogu – Vëllaznimi

19:00 Golden Eagle Ylli – Proton Cable Prizreni

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori