LAJMI I FUNDIT:

Super kompjuteri vjen me parashikim të ri – Liverpooli kampion me rekord pikësh, befasi renditja e klubeve të mëdha

Super kompjuteri vjen me parashikim të ri – Liverpooli kampion me rekord pikësh, befasi renditja e klubeve të mëdha

Një super-kompjuter ka parashikuar që skuadra e Liverpoolit të Jurgen Klopp do të grumbullojë plot 112 pikë në rrugën e fitimit së titullit të Ligës Premier.

Reds kanë qenë në formë të lartë këtë sezon pasi liderët e ligës janë arratisur tashmë, duke humbur vetëm dy pikë nga 25 ndeshjet e tyre deri më tani.


Djelmoshat e Kloppit, të cilët kanë 73 pikë dhe një epërsi prej 22 pikësh ndaj Manchester Cityt, pritet të fitojnë titullin e ligës me një diferencë të konsiderueshme sipas parashikimit të super-kompjuterit.

Tifozi i Liverpoolit nuk ka më dyshime për titullin, e bën tatuazh në krah: Jam i sigurt se nuk do ta humbim
Lexo po ashtu Tifozi i Liverpoolit nuk ka më dyshime për titullin, e bën tatuazh në krah: Jam i sigurt se nuk do ta humbim

Super-kompjuteri gjithashtu parashikoi që kampionët aktual, City, të cilët aktualisht janë të dytët, do të përfundonin në vendin e tretë pas Leicester Cityt.

Liverpooli pritet ta fitojë titullin me rekord pikësh (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images,)

Chelsea pritet të jetë skuadra e fundit që do të përfundojë në katër të parët dhe të sigurojë një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Super-kompjuteri beson se Tottenham, Manchester United dhe Arsenali do ta përfundojnë sezonin në pozita të ulëta.

Arsenali i vitit 2004 apo Liverpooli i vitit 2020, cila është skuadra më e mirë në 20 vitet e fundit në PL?
Lexo po ashtu Arsenali i vitit 2004 apo Liverpooli i vitit 2020, cila është skuadra më e mirë në 20 vitet e fundit në PL?

Spurs parashikohet të përfundojnë në vendin e shtatë në 56 pikë, Unitedi në vendin e tetë me 55 pikë dhe Arsenali të përfundojë në vendin e nëntë me 48 pikë, ndërsa Norwich, Watford dhe Aston Villa pritet të bien nga kategoria.

Më poshtë Telegrafi ua sjell parashikimet e plota të super-kompjuterit për tabelën e Ligës Premier në fund të sezonit.

20.Norwich: 27 pikë

19.Watford: 30 pikë

18.Aston Villa: 31 pikë

17.Bournemouth: 34 pikë

16.West Ham: 37 pikë

15.Southampton: 40 pikë

14.Burnley: 43 pikë

13.Brighton: 44 pikë

12.Newcastle: 45 pikë

11.Crystal Palace: 45 pikë

10.Everton: 48 pikë

9.Arsenali: 48 pikë

8.Manchester United: 55 pikë

7.Tottenham: 56 pikë

6.Wolverhampton: 58 pikë

5.Sheffield United: 61 pikë

4.Chelsea: 69 pikë

3.Man City: 77 pikë

2.Leicester City: 84 pikë

1.Liverpool: 112 pikë

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Premier League
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Kalo në kategori