LAJMI I FUNDIT:

Super Gashi, gol dhe asistim në fitoren e Colorados

Super Gashi, gol dhe asistim në fitoren e Colorados

Shkëlzen Gashi ia ka bërë sefte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pasi debutoi me humbje ditë më parë, Colarado e Shkëlzen Gashit iu është kthyer fitoreve në fazën përgatitore.

Colorado ka shënuar fitore të thellë 3:0 ndaj Arizona United, me protagonist sulmuesin shqiptar.


Në këtë takim Gashi e ka nisur nga minuta e parë, ndërsa ka arritur të gjejë edhe golin.

Fillimisht në minutën e 31-të, Kevin Doyle shënoi golin e dytë në këtë sfidë, gol që u asistua nga Gashi.

Ndërkohë ish-anëtari i Baselit arriti të shënoi golin e parë personal me fanellën e Colorados në minutën e 63-të.

Ky ishte goli i parë për Gashin me fanellën e Colorados, ndërsa shqiptari në fund u zgjedh edhe lojtari më i mirë i ndeshjes. /Telegrafi/