LAJMI I FUNDIT:

Suksesi i Samantës me “Kush jam”

Suksesi i Samantës me “Kush jam”
Samanta Karavella (Foto: YouTube/MaxProductionAL)

“Kush jam” është projekti muzikor që e risjell në qendrën e vëmendjes Samantën pas pesë muajsh mungese.

Këngëtarja e dashur e publikut shqiptar ka vetëm një javë që ka publikuar prurjen e saj më të re, e cila ka bërë për vete menjëherë zemrat e publikut.


Pavarësisht se kanë kaluar pesë muaj që nga bashkëpunimi saj me Ermal Fejzullahun, “Faj”, Samanta di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen në mënyrë që publiku të mos e ndjejë mungesën e saj.

Që në javën e parë të publikimit, “Kush jam” është dëgjuar dhe votuar pafund nga fansat, duke e futur menjëherë në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, transmeton TCH.

Lajmet për Samantën
Lexo po ashtu Lajmet për Samantën

Ky projekt jo vetëm është bërë pjesë e listës që në momentet e para të publikimi, por ai është pozicionuar mjaft mirë, duke e shndërruar këngëtaren në debutimin më të miri të javës.

Me muzikë të Kledi Bahitit dhe tekst të Fifit, kjo këngë renditet në vendin e 15-të për këtë javë, duke lënë kështu të nënkuptohet se fansat e kanë shijuar pafund prurjen e re të artistes së tyre të preferuar.

Ndërsa videoja muzikore e kësaj kënge, është shikuar mbi gjysmë milioni herë në YouTube.

Në trend Magazina

Më shumë
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Zendaya tregon këmbët e tonifikuara në një xhaketë elegante, teksa shkon në shfaqjen e Jimmy Kimmel Live

Zendaya tregon këmbët e tonifikuara në një xhaketë elegante, teksa shkon në shfaqjen e Jimmy Kimmel Live

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Kalo në kategori