Basketbollistët kanë pasur kontratë deri në përfundimin e garës në Ligën Ballkanike.

“Ju njoftojmë se kontrata e Stitt dhe Coles ka përfunduar dhe ata nesër pritet të largohen. Kontrata e tyre ka qenë vetëm deri në përfundimin e garës tonë në Ligën Ballkanike”, njofton Prishtina në Facebook.


“KB Sigal Prishtina falënderon që të dy për kontributin e dhënë pasi vërtet kanë qenë një ndihmesë e madhe për ne. Ata tashmë janë pjesë e historisë”.

telegrafi sport app