LAJMI I FUNDIT:

Stërvitje e lehtë për kampionin e NBA-së (Video)

Stërvitje e lehtë për kampionin e NBA-së (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar pesë ndeshje në kuadër të ligës më të fortë të basketbollit në botë.

Detroit Pistons ishte kafshatë e lehtë për kampionin aktual të NBA-së, Cleveland Cavaliers.


Cleveland prej minutës së parë treguan se do të arkëtonin pikët e plota, e cila rezultoi në fund me një fitore pre 38 pikësh, përkatësisht me rezultat 128-96, transmeton Telegrafi.

LeBron James regjistroi ‘triple-double’ në saje të 16 pikëve, 12 asistimeve dhe 11 kërcimeve, por koshashënuesi më i mirë ishte Kyrie Irving me 26 pikë.

Në anën tjetër tek Detroit u dallua Tobias Harris me 17 pikë.

Vlen të theksohet se basketbollistët e Cavs kanë shënuar 19 herë nga vija e tre pikëshit.

Pas kësaj, Cleveland ka bilanc prej 44 fitoreve dhe 22 humbje ndërsa Pistons ka 34 humbje dhe një fitore më pak se sa pësimet. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Brooklyn 104-122 Oklahoma

New York 87-81 Indiana

Golden State 106-104 Philadelphia

New Orleans 100-77 Portland