UEFA e ka publikuar listën e ngushtë me 50 futbollistë, të cilët konkurrojnë për 11 vende në ‘Ekipin më të mirë të vitit 2020’.
Natyrisht, në konkurrim nuk mund të mungonin dy superyjet e futbollit botëror, Cristiano Ronaldo (Juventus) dhe Lionel Messi (Barcelona).
Kjo është hera e 17-të radhazi që CR7 nominohet për të qenë pjesë e skuadrës më të mirë të vitit.
(Foto: Twitter/Instagram)
Ai ka qenë në formacionin më të mirë të vitit 14 herë, ndërsa 13 prej tyre kanë qenë radhazi. Që të gjitha rekorde.
Lionel Messi është nominuar për të 15-tën herë, ndërsa është përfshirë në ekipin e vitit plot 10 herë dhe synon të jetë në skuadrën më të mirë për herë të 11-të.
Sergio Ramos dhe Robert Lewandowski ndodhen në listën e ngushtë për herë të nëntë, derisa 21 lojtarë janë të nominuar për herë të parë. /Telegrafi/
(Foto: Twitter/Barca Universal)