UEFA e ka publikuar listën e ngushtë me nominimet për ‘Ekipin më të mirë të vitit 2020’, të cilën e dominon Bayern Munichu pas tripletës në vitin e kaluar, derisa Cristiano Ronaldo është përfshirë në këtë listë për të 17-tin vit radhazi.

Tifozët kanë mundësi të zgjedhin formacionin e preferuar të tyre nga 50 futbollistë në dispozicion deri më 6 janar 2021.

Bayerni merr pjesë me 10 lojtarë të nominuar, në mesin e të cilëve ndodhet edhe futbollisti më i mirë i vitit, sipas UEFA-s, Robert Lewandowski.

Nga Liga Premier janë përfshirë 15 futbollistë, ndërsa kampioni në fuqi, Liverpool, është më së shumti i përfaqësuar.


Lista e ngushtë e nominimeve me futbollistët që konkurrojnë për formacionin më të mirë të vitit:

Portierë: Alisson (Liverpool), Anthony Lopes (Lyon), Keylor Navas (PSG), Manuel Neuer (Bayern Munich), Jan Oblak (Atletico Madrid).

Mbrojtës: David Alaba (Bayern Munich), Trent Alexander-Arnold (Liverpool), Angelino (RB Leipzig), Juan Bernat (PSG), Alphonso Davies (Bayern Munich), Matthijs De Ligt (Juventus), Stefan de Vrij (Inter Milan), Hans Hateboer (Atalanta), Joshua Kimmich (Bayern Munich), Presnel Kimpembe (PSG), Sergio Ramos (Real Madrid), Andy Robertson (Liverpool), Thiago Silva (Chelsea).

Mesfushorë: Thiago Alcantara (Liverpool), Houssem Aouar (Lyon), Ever Banega (Sevilla), Nicolo Barella (Inter Milan), Kingsley Coman (Bayern Munich), Kevin De Bruyne (Manchester City), Bruno Fernandes (Manchester United), Alejandro Gomez (Atalanta), Leon Goretzka (Bayern Munich), Kai Havertz (Chelsea), Jordan Henderson (Liverpool), Josip Ilicic (Atalanta), Marquinhos (PSG), Thomas Muller (Bayern Munich), Marcel Sabitzer (RB Leipzig).

Sulmues: Erling Haaland (Borussia Dortmund), Joao Felix (Atletico Madrid), Angel Di Maria (PSG), Serge Gnabry (Bayern Munich), Ciro Immobile (Lazio), Harry Kane (Tottenham), Robert Lewandowski (Bayern Munich), Romelu Lukaku (Inter Milan), Sadio Mane (Liverpool), Kylian Mbappe (PSG), Lionel Messi (Barcelona), Neymar (PSG), Cristiano Ronaldo (Juventus), Mohamed Salah (Liverpool), Raheem Sterling (Manchester City).


/Telegrafi/