Sqarohet kapiteni Krasniqi

Pas ndeshjes, Trajneri i Prishtinës, Bylbyl Sokoli, ofroi dorëheqje e cila nuk iu pranua nga kryesia e klubit.
Sokoli ditë më parë deklaroi se disa futbollistë nuk po e japin më të mirën e tyre nën drejtimin e tij.
Ndryshe, kapiteni i Prishtinës, Driton Krasniqi sqaron gjithçka.
“Humbjen nga Hajvalia tashmë e kemi harruar. I kemi edhe 11-finale deri në fund të kampionatit në mënyrë që ta arrijmë titullin”.
“Mund të them se në skuadër është atmosfera fantastike dhe se me trajnerin Sokoli, i kemi raportet shumë të mira. Jemi duke e vazhduar punën që të vazhdojmë me suksese. Ndaj Hajvalisë, thjesht kemi qenë në një ditë të keqe”, ka sqaruar për Gazeta ‘Olle’, Driton Krasniqi.

Nga
Telegrafi
15/04/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































