LAJMI I FUNDIT:

Spekulohet se Aubameyangu ka arritur marrëveshje personale me Arsenalin

Spekulohet se Aubameyangu ka arritur marrëveshje personale me Arsenalin
(Foto: Getty Images)

Arsenal është pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e Pierre-Emerick Aubameyang, pasi klubi dhe lojtari janë marrë vesh për kushtet personale të sulmuesit.

Topçinjtë nuk duan ta lejojnë largimin e Alexis Sanchezit (i cili tash është pranë Manchester Unitedit) pa gjetur një zëvendësim.


(Foto: Getty Images)

Sulmuesi i Borussia Dortmundit mungoi në ndeshjen kundër Wolfsburgut dhe mediat gjermane filluan të spekulonin se ka kërkuar të largohet nga Bundesliga.

Sanchez zgjedh numrin e fanellës te Machester United, do ta bartë legjendaren me numrin 7
Lexo po ashtu Sanchez zgjedh numrin e fanellës te Machester United, do ta bartë legjendaren me numrin 7

Në ndërkohë është raportuar se Arsenali ia ka ofruar BVB-së 34 milionë euro dhe Olivier Giroud për lojtarin 28 vjeçar.

(Foto: Getty Images)

Futbollisti nga Gaboni nga ana e tij dëshiron të kalojë te Topçinjtë, ndërsa The Mirror raporton se ka arritur marrëveshje personale me Arsenalin.

Klubi anglez nuk i ka mohuar spekulimet rreth interesimit për Aubameyang, i cili mund të bëhet njëri prej lojtarëve më të paguar në Emirates.

(Foto: Getty Images)

Në rast të kalimit të Alexisit në Old Trafford, pritet që Henrikh Mkhitaryan të kalojë në Emirates. /Telegrafi/