Kjo çerekfinale pritej të ishte interesante dhe me rivalitet, dhe ashtu ndodhi pasi ishte interesante duke u shënuar 10 gola, por rivalitet nuk kishte dhe në fund u kualifikua Ferronikeli me rezultat 6-4.

Vendasit ishin dy herë në epërsi 1-0 dhe 2-1, falë golave të Kastratit dhe Tusunit, por mysafirët barazuan nëpërmjet Ollurit dhe Livorekës.


Katër golat tjerë për Niklin u shënuan nga dy lojtarë, pasi Isa Eminhaziri dhe Qemajl Elshani shënuan, ndërsa për Dritën dy golat e fundit u shënuan nga Përparim Osmani dhe Venhar Sermaxhaj.

Ndërkohë gjysmëfinalen e ka siguruar edhe Drenica, e cila ka triumfuar si mysafir i Istogut me rezultat 2-0.

Pasi pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi pa gola, në të dytën mysafirët u treguan më të mirë duke shënuar dy gola.

Ishte kapiteni Sami Geci që shënoi nga penalltia golin e parë, ndërsa për të dytin u përkujdes sulmuesi i ri Dren Gashi. /Telegrafi/

telegrafi sport app