LAJMI I FUNDIT:

Solskjaer: Ndaj Wolverhamptonit ishte ndeshja jonë më e keqe

Solskjaer: Ndaj Wolverhamptonit ishte ndeshja jonë më e keqe
Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka thënë se humbja e ekipit të tij nga Wolverhampton Wanderers në çerekfinale të Kupës FA, ishte një hap i madh prapa.

Djajtë e Kuq nuk arritën të kualifikoheshin në gjysmëfinalen e FA Cup, pasi pësuan si mysafirë të Wolves dhe u eliminuan nga kjo garë.


Kjo është hera e parë që Unitedi ka pësuar dy humbje, prej se norvegjezi mori në dorë ekipin në dhjetor. (Manchester United humbi javën e kaluar nga Arsenali në Ligën Premier).

Të gjitha lajmet nga Man Utd
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Man Utd

“Kjo ishte loja jonë më e keqe, ky është një hap i madh prapa. Kryesisht për shkak të cilësisë së posedimit, kemi pasur një sërë rezultatesh dhe tani kemi dy humbje. Ne thjesht nuk mundëm të shënonim kundër Arsenalit, por kjo ishte me të vërtetë e keqe”, ka deklaruar Solskjaer, transmeton KP.

Ole Gunnar Solskjaer (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Trajneri norvegjez shtoi se ekipi duhet të bëjë më të mirën pas një pushimi, pasi lufton për vendin e katërt në tabelën që çon në Ligën e Kampionëve, por gjithashtu për shkak se luan në çerekfinale të kësaj gare kundër Barcelonës.

I pyetur nëse humbja nga Wolves mund të rrezikojë gjasat e tij për të nënshkruar një kontratë të përhershme me United, ai u përgjigj: “Jam këtu deri në verë, kemi shumë për të luajtur në ligë dhe në Ligën e Kampionëve”.

Në trend Sport

Më shumë
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Xhudo
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Sky Sports

Sky Sports "zbulon" rezultatet e xhiros së ardhshme në Ligën Premier - Liverpooli dhe Arsenali dështojnë sërish

Premier League
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare
Refuzoi të luante për klubin, Werder Bremen i jep dënim shembullor mesfushorit Naby Keita

Refuzoi të luante për klubin, Werder Bremen i jep dënim shembullor mesfushorit Naby Keita

Bundesliga
Kalo në kategori