“Kemi pas një bisedë me presidentin dhe drejtorin, kemi diskutuar dhe kemi ardhur në përfundim që të përfundojmë bashkëpunimin tonë. Kam pas bashkëpunim perfekt me ta dhe i falënderoj”, ka thënë Sokoli për Sportin në KTV.

Tutje Sokoli tha se koha do ta tregoi se cili ka qenë kontributi i tij në klubin e Prishtinës, ndërsa sa I përket titullit, ai nuk e konsideroj këtë garë të mbyllur , pasi sipas tij ka edhe shumë xhiro përpara , ndërsa vet ekipet e kreut do të përballen ndërmjet vete.


I pyetur se a ka pasur grupe brenda ekipit të Prishtinës , ai tha se futbollistët sipas tij kanë qenë korrekt , por nëse ka pasur të tillë që kanë sabotuar , le ta mbajnë në ndërgjegjen e tyre.

Sokoli shtoi po ashtu se ai ka bërë angazhim maksimal , por puna me ritëm të lartë sipas tij ndoshta edhe dikujt i ka penguar.

“Mjaft është punuar në krijimin e një atmosfere, por dikush e ka vlerësuar si diktaturë disiplinën që e kam kërkuar. Është koha që futbollistët tanë të jenë të disiplinuar nëse duan të dëshmohen në profesionalizëm”, shtoi ai.

Sporti në KTV ka mësuar se Sokolit i është ofruar nga Presidenti Ejupi , një pozicion i ri në këtë klub , pas largimit nga posti I trajnerit.

I pyetur për këtë çështje Sokoli tha se nuk është duke menduar për një gjë të tillë.

“Në rrethanat e krijuara nuk mund të jap përgjigje menjëherë në start. Obligimet e mija kanë qasje dhe drejtim tjetër. Nuk po mendoj të angazhohem në ndonjë formë në këto momente në klubin e Prishtinës”, tha Sokoli.

Aktualisht “Kaltër e Bardhët” janë fuqia e 3-të e kampionatit , me 39 pikë , plot 8 më pak se lideri Feronikeli.

Ndërsa në 3 xhirot e fundit kanë regjistruar 2 barazime e 1 disfatë nga Hajvalia , njëherë rivali për kreun e tabelës.

Favorit për ta zëvendësuar Sokolin , në postin e kryetrajnerit te Prishtina , Sporti në KTV , mëson se është Ramiz Krasniqi , I cili edhe më parë e ka drejtuar këtë skuadër. 

telegrafi sport app