LAJMI I FUNDIT:

Skuadra e madhe italiane dhe ajo spanjolle pas Kryeziut

Skuadra e madhe italiane dhe ajo spanjolle pas Kryeziut

Hekuran Kryeziu duket se nuk do të qëndroj tek skuadra aktuale e tij Luzern.

Mesfushori nga Kosova ka pasur një stinor të jashtëzakonshëm në elitën e futbollit zviceran duke rritur vlerën e tij.


Paraqitjet e mira kanë bërë që për yllin gjilanas të shfaqin interesim skuadra të njohura evropiane.

Mediat italiane kanë shkruar se skuadra e madhe nga Serie A, Genoa është vënë seriozisht në garë për gjilanasin.

Genoa është duke kërkuar një mesfushor defensivë dhe duket se Kryeziu është në listën e tyre.

Por jo vetëm Genoa interesohet për yllin e Kosovës, pasi në garë është futur skuadra spanjolle Malaga.

Ekipi spanjoll kërkon ta zëvendësojë kapitenin e larguar Camacho me mesfushorin defensivë të Luzernit, shkruan Telegrafi.

Ditë më parë në Itali është shkruar se për shkatërruesin interesim kanë shfaqur edhe kryeqytetasit e Lazios.

Mbetet të shihet se ku do ta vazhdoj karrierën Kryeziu, por një gjë duket e sigurt se ai në Luzern nuk do të mbetet.

24-vjeçari ka kontratë me Luzernin deri në verën e vitit 2018. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Kalo në kategori