LAJMI I FUNDIT:

Simeone: Barca është një hap para tjerëve, por loja zgjat 90 minuta

Simeone: Barca është një hap para tjerëve, por loja zgjat 90 minuta
Diego Simeone (Foto: Francois Nel/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, e ka analizuar fitoren e skuadrës së tij (3-2) në ndeshjen e Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës.

Katalunasit ishin në epërsi prej 2-1 në gjysmëfinalen e kësaj gare, mirëpo Los Rojiblancos përmbysën gjithçka brenda nëntë minutave të fundit të kohës së rregullt të takimit që u zhvillua në Arabinë Saudite.


Atletico fiton me përmbysje trilerin ndaj Barcelonës, derbi ndaj Realit në finalen e Superkupës së Spanjës
Lexo po ashtu Atletico fiton me përmbysje trilerin ndaj Barcelonës, derbi ndaj Realit në finalen e Superkupës së Spanjës

“Plani është gjithmonë të luajmë, por kundërshtarët ishin shumë të mirë. Ne përpiqeshim ta mbrojmë topin, por as nuk mund të goditnim me kundërsulme e as që ta shmangnim presionin e tyre”.

Diego Simeone (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

“Pas pushimit, filluam me një gol që na dha forcë, por ata u kundërpërgjigjën me një sulm ritëm shqetësues në sulm. Erdhën golat e tyre, mirëpo inkuadrimi i (Marcos) Llorentes dhe angazhimi i (Angel) Correas si sulmues, na krijoi hapësirë. Ishim tjetër skuadër, veçmë kuptohej se nëse barazonim, do ta fitonim ndeshjen”.

“Barcelona është një hap para të tjerëve. Është një prej skuadrave më të mira në botë, por ndeshja duhet të luhet deri në fund. Ne e meritojmë kualifikimin dhe do të luajmë në një tjetër finale”, ka thënë Simeone në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Atletico Madridi të dielën luan kundër Real Madridit (që e eliminoi Valencian) në finalen e Superkupës së Spanjës. /Telegrafi/