LAJMI I FUNDIT:

Si do të quhet vajza e Luizit dhe Kiarës? Kjo e fundit ndan një detaj

Si do të quhet vajza e Luizit dhe Kiarës? Kjo e fundit ndan një detaj

Moderatorja e njohur, Kiara Tito ka qenë e ftuar në emisionin e ri “Cherry on Top” ku moderohet nga Bora Zemani, derisa ka ndarë detaje të reja për vajzën që pritet t’i vijë në jetë.

E pyetur se si do t’ia linte emrin e vajzës, Kiara tha se ndonëse nuk mund ta thoshte të gjithë emrin që e ka menduar, ajo potencoi se do të nisë me shkronjën “L”.


“Emrin nuk mund ta them por shkronjën e parë ekskluzive ‘L’”, deklaroi ish-banorja e Big Brother VIP Albania.

Ajo potencoi se kjo ishte dëshira e Luiz Ejllit njëherësh partnerit të saj, që emri i vajzës së tyre të nisë me këtë shkronjë.

Pasi bëri të ditur këtë, një varg sugjerimesh për emra ia propozoi edhe vetë moderatorja Zemani. /Telegrafi/