LAJMI I FUNDIT:

Si rrallëherë, Bora dhe Donaldi publikojnë fotografi të përbashkët si çift në pesëvjetorin e njohjes

Si rrallëherë, Bora dhe Donaldi publikojnë fotografi të përbashkët si çift në pesëvjetorin e njohjes
Foto: Donald Veshaj/Instagram

Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë padyshim një prej çifteve më të përfolura në mediat rozë.

Ata janë mjaft aktivë dhe të ndjekur në rrjetet sociale, por të rralla janë rastete kur çifti ndajnë me ndjekësit e tyre fotografi të përbashkëta në rrjetet sociale.


Megjithatë së fundmi, Bora dhe Donaldi si rrallë herë vendosën t’i befasojnë fansat duke publikuar dy fotografi të tyre në Instagram.

Foto: Donald Veshaj/Instagram

Kjo ka ndodhur me rastin e kremtimit të pesëvjetorit të njohjes së çiftit.

Një vit më parë çifti në fjala u gjendën në qoshet e ndarjes, kjo pasi Donaldi krijoi një lidhje tjetër brenda shtëpisë së Big Brother VIP me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Foto: Donald Veshaj/Instagram

Megjithatë, pas mbarimit të finales së Big Brother VIP Donaldi i dha fund lidhjes me Beatrixin dhe i rikthye sërish në krahët e Borës. /Telegrafi/