Shtyhet ETC Superliga

Shtëpia më e madhe e basketbollit në Kosovë, FBK ka marrë vendim për të shtyrë fillimin e pjesës së dytë të edicionit për një javë, transmeton Telegrafi.
Ky vendim sipas FBK-së ka ardhur pasi shumica e skuadrave elitare e kanë kërkuar një gjë të tillë.
“Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës, pas kërkesës së shumicës së Klubeve të ETC Superligës, ka marrë vendim që pjesa pranverore e edicionit 2014-2015 të ETC Superligës , që është paraparë të fillojë më 17/18 Janar 2015 të shtyhet për një javë dhe xhiroja e XV do të zhvillohet me 24/25 Janar 2015, xhiroja e XVI më 28/29 janar kurse vazhdimi prej xhiros së XVII do të zhvillohet sipas orarit të përcaktuar më parë”, thuhet në njoftimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës. /Telegrafi/





















































