Pas përfundimit të ndeshjes së parë finale të BIBL, Sigal Prishtina i është drejtuar FBK-së me kërkesë zyrtare për shtyrje të ndeshjeve gjysmëfinale me Yllin me qëllim të përgatitjes sa më të mirë për ndeshjen e dytë finale që zhvillohet më 29 prill në Samokov të Bullgarisë, njofton klubi nga kryeqyteti.

“Duke pasur parasysh rëndësinë shumë të madhe të ndeshjes së dytë finale dhe mundësinë që Sigal Prishtina të shpallet kampione e Ligës Ballkanike, Bordi i FBK-së e ka miratuar kërkesën e Sigal Prishtinës”, thuhet në njoftimin e KB Prishtinës, teksa falënderon KB Yllin për mirëkuptimin e treguar me këtë rast.


Ndeshjet e mbetura të serisë gjysmëfinale ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit do të zhvillohen pas datës 29 prill.

telegrafi sport app