LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria dhe Greqia, të vetmet shtete nga Ballkani që u kualifikuan në finalen e madhe të ‘Eurovision 2025’

Shqipëria dhe Greqia, të vetmet shtete nga Ballkani që u kualifikuan në finalen e madhe të ‘Eurovision 2025’

Spektakli më i madh muzikor në Evropë, Eurovision Song Contest 2025, po hyn në fazën finale me një garë të fortë mes 26 shteteve, por këtë vit vetëm dy vende nga Ballkani kanë arritur të sigurojnë një vend në natën përfundimtare: Shqipëria dhe Greqia.

Shqipëria u kualifikua që në natën e parë gjysmëfinale, ku u përfaqësua me shumë stil nga grupi Shkodra Elektronike dhe kënga e tyre elektrizuese “Zjerm”, që mori vëmendje të madhe në skenë dhe në rrjetet sociale.

Në të njëjtën natë, disa vende të tjera ballkanike nuk arritën të siguronin kualifikimin. Sllovenia, e përfaqësuar nga këngëtari Klemen, dhe Kroacia, me përfaqësuesin Marko Bošnjak, nuk arritën të marrin mjaftueshëm vota për të kaluar më tej.


Shtetet e kualifikuara në finalen e “Eurovision 2025” nga nata e parë gjysmëfinale (Foto: Euroision/Instagram)

Ndërkohë, në natën e dytë gjysmëfinale, e vetmja që i shtohet listës së finalistëve nga rajoni ishte Greqia, me këngëtaren Klavdia dhe këngën e saj emocionale “Asteromata”, që u prit me shumë duartrokitje dhe komente pozitive.

Fatin nuk e pati në anën e tyre Mali i Zi, i përfaqësuar nga këngëtarja Nina Žižić, si dhe Serbia, me përfaqësuesin Princ, të cilët nuk arritën të siguronin një vend në finalen e madhe që do të mbahet më 17 maj në Basel.

Shtetet e kualifikuara në finalen e “Eurovision 2025” nga nata e parë gjysmëfinale (Foto: Euroision/Instagram)

Vlen të theksohet se shtete të tjera të Ballkanit si Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria dhe Rumania, nuk kanë marrë pjesë në këtë edicion të Eurovisionit.

Kësisoj, me Shqipërinë dhe Greqinë si të vetmet zëra ballkanikë në natën finale, vëmendja e publikut nga rajoni do të përqendrohet tek performanca dhe suksesi i tyre në skenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Jennifer Lopez shfaq barkun me bluzë të çuditshme gjatë koncertit në Spanjë, ndërsa prezanton këngën e re për Ben Affleck

Jennifer Lopez shfaq barkun me bluzë të çuditshme gjatë koncertit në Spanjë, ndërsa prezanton këngën e re për Ben Affleck

Magazina
Adriana Matoshi nis pushimet verore me shoqen e saj, aktoren Arjola Demiri - shijojnë luksin me detin në prapavijë

Adriana Matoshi nis pushimet verore me shoqen e saj, aktoren Arjola Demiri - shijojnë luksin me detin në prapavijë

Magazina
Kim Kardashian bën bujë me veshjet e Balenciaga-s dhe kapet duke kërkuar veten në Google

Kim Kardashian bën bujë me veshjet e Balenciaga-s dhe kapet duke kërkuar veten në Google

Magazina
Courteney Cox tregon veten pa grim dhe flet për betejat me lëkurën: Mjaft më me reaksione alergjike

Courteney Cox tregon veten pa grim dhe flet për betejat me lëkurën: Mjaft më me reaksione alergjike

Magazina
Egli Tako, Lumi B dhe Ghetto Geasy bashkojnë forcat për hitin veror

Egli Tako, Lumi B dhe Ghetto Geasy bashkojnë forcat për hitin veror "O Sa Mirë"

Magazina
Blero ngjall dyshime për një lidhje të re me një postim në Instagram

Blero ngjall dyshime për një lidhje të re me një postim në Instagram

Magazina
Kalo në kategori