Shpresat e Kosovës, në Olimpiadë

Ky eveniment, i 13-ti me radhë, këtë vit do të mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë, duke filluar nga 26 korriku e deri më 1 gusht, shkruan Zëri.
Siç njofton Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Kosova në këtë Festival Olimpik do të marrë pjesë me së paku 26 sportistë nga gjashtë sportet në vijim: Atletika, Noti, Çiklizmi, Xhudo, Gjimnastika dhe Tenisi.
Kjo do të jetë një mundësi ideale për shpresat olimpike kosovare, që ta tregojnë veten në një eveniment të rëndësishëm si ai i Tbilisit, ku do të marrin pjesë moshatarët e tyre nga mbarë Evropa.

Nga
Telegrafi
08/05/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































