Kryetari Ahmeti i dëshiroi suksese edhe të mëtutjeshme në arenën ndërkombëtare të sportit, ndërsa tha se do të angazhohet që të përkrahen në vazhdimësi sportistët e suksesshëm që sjellin medalje për vendin, si në rastin e Donjetës e cila fitoi medaljen e argjendtë, njofton kumtesa komunale, transmeton ‘koha.net’.

Donjeta Sadiku në Kampionatin Botëror mposhti të gjithë kundërshtarët duke qenë befasia më e madhe e Botërorit dhe arriti në finale me ç’rast e rrëmbeu edhe titullin e nënkampiones. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app