LAJMI I FUNDIT:

Shkëmbimet më të mëdha që ndodhën në vitet e fundit – emra të njohur që u këmbyen njëri me tjetrin

Shkëmbimet më të mëdha që ndodhën në vitet e fundit – emra të njohur që u këmbyen njëri me tjetrin

Barcelona dhe Atletico Madrid janë afër arritjes së marrëveshjes që do të shihte Antoine Griezmann të kthehej në Los Rojiblancos dhe Saul Niguez të lëvizte në Camp Nou.

Kjo mund të jetë marrëveshja më tërheqëse e shkëmbimeve në afatin kalimtar të kësaj vere.


Në të kaluarën, ka pasur shkëmbime të tilla të lojtarëve e befasuan botën e futbollit.

Marca ka hedhur një vështrim në disa nga shkëmbimet më të rëndësishme në historinë e futbollit.

Samuel Eto’o – Zlatan Ibrahimovic (2009)

Pasi fitoi tri trofe në vitin 2009, Barcelona i pagoi Interit 45 milionë euro dhe dërgoi në anën tjetër Samuel Eto’on për të sjellë Zlatan Ibrahimovicin.

Sulmuesi kamerunas u vlerësua 20 milionë euro në atë kohë. Eto’o vazhdoi të fitojë tre trofe, ndërsa suedezi nuk u përshtat mjaft në ‘Camp Nou’.

Luis Garcia – Fernando Torres (2007)

Liverpool shpenzoi 36 milion euro për të nënshkruar me Fernando Torres nga Atletico Madrid në një marrëveshje që në anën tjetër do ta dërgonte Luis Garcian, i cili vlerësohej 4 milionë euro, do të shkonte në “Vicente Calderon”.

Julio Baptista – Antonio Reyes (2006)

Në ditën e fundit të afatit kalimtar para sezonit 2006/07, Real Madrid dërgoi Julio Baptista te Arsenali, për ta marr Jose Antonio Reyes , i cili do të luante një rol kyç re Los Blancos që fituan titullin e tyre të 30-të në La Liga.

Baptista u kthye në Real Madrid sezonin vijues, i cili ishte më i miri në karrierën e tij në Los Blancos.

Diego Simeone – Cristian  Vieri (1999)

Inter arriti marrëveshje me Lazio për të nënshkruar me Christian Vierin në vitin 1999 në këmbim të rreth 40 milionë euro dhe Diego Simeonen, i cili u bashkua me klubin nga kryeqyteti.

Ricardo Quaresma – Deco (2004)

Në vitin 2004, Barcelona pagoi 15 milionë euro për të nënshkruar me Deco nga Porto, ndërsa Ricardo Quaresma shkoi nga klubi katalanas te ai portugez.

William Gallas – Ashley Cole (2006)

Një shkëmbim befasues ndodhi në vitin 2006, ku William Gallas u zhvendos nga Chelsea te Arsenal dhe Ashley Cole bëri një udhëtim të shkurtër anasjelltas, me Gunners që gjithashtu morën 7 milionë euro për marrëveshjen.

Alexis Sanchez – Henrikh Mkhitaran (2018)

Manchester United dërgoi Henrikh Mkhitaran në Arsenal, me Alexis Sanchez që u bashkua me Djajtë e Kuq në vitin 2018, por asnjë nga dy lojtarët nuk i arriti pritjet në skuadrat e tyre përkatëse.

David Luiz – Nemanja Matic (2011)

Në afatin e transferimeve dimërore të vitit 2011, Chelsea nënshkroi me mbrojtësin brazilian David Luiz në këmbim të 20 milionë eurove plus pesë shtesë dhe Nemanja Maticin që u largua nga Anglia për të lëvizur te Benfica.

Arthur – Miralem Pjanic (2020)

Arthur Melo shkoi te Juventusi, ndërsa Miralem Pjanic u bashkua me klubin katalanas, ku italianët shtuan edhe 12 milionë euro.

Pas një viti Barcelona po përpiqet të gjejë një mënyrë për të shitur Pjanicin, i cili u paraqit pak sezonin e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori