Një ish-boksier britanik i peshave të rënda, Julius Francis, i cili tani punon si roje sigurie, është filmuar teksa godet dhe rrëzon me një grusht të vetëm një njeri që shkaktoi probleme në vendin ku ai punon.

Julius Francis, i cili dikur luftoi me Mike Tyson, tregoi se ai ende di të gjuajë dhe këtë ë bëri në BOXPARK pranë stadiumit Wembley.

Pamjet e incidentit të cilat u shpërndanë në mediat sociale tregojnë një problem mes një klienti që vazhdoi nga vendi i ngjarjes në rrugë jashtë, ndërsa një grup burrash debatojnë me punëtorët që ishin aty.

Një burrë, që mbante një shall të kaltër në kokë, dëgjohet duke bërtitur dhe sharë në drejtim të Francis, duke i uruar sulm në zemër, ndërsa e shtyu një tjetër roje të sigurimit.

Reklama
Reklama

Përleshja u zhvendos nga pjesa e përparme e vendit të ngjarjes, në rrugë, ndërsa burri i nervozuar kthehet drejt Francis dhe duket se ngre grushtin, por ish-boksieri profesionist nuk vonon dhe lëshon një grusht me dorën e djathtë në fytyrën e tij.

Burri bie në tokë pa ndjenja ndërsa miqtë e tij u afruan te Francis, i cili u largua nga incidenti.

Njëri nga shokët e tij dëgjohet duke thënë: ‘Nuk kishte nevojë, nuk kishte nevojë’.

Francis, tani 57 vjeç, i vari dorezat e tij të boksit në vitin 2006 me një rekord profesional prej 23-24-1.

Ish-kampioni britanik i peshave të rënda pati përballje të mëdha katër kampionëve të ardhshëm ose ish-kampionëve botërorë të peshave të rënda, përfshirë edhe John Ruiz në 1994 dhe Mike Tyson në 2000 – ku të dyja i humbi. /Telegrafi/

Reklama
Reklama