Loja e rregullt në 90 minuta mes Liverpoolit dhe Chelseat është mbyllur baras 1-1.

Me të filluar vazhdimet Liverpooli kaloi në epërsi.

Pas një loje të bukur mes Firmino dhe Sadio Mane, ky i fundit e gjeti rrjetën për të shënuar për 2-1. Zhvillohej minuta e 95-të.

Por Chelsea nuk u dorëzua dhe shpejt e gjeti barazimin.

Blutë fituan penallti dhe nga pika e bardh i saktë doli të jetë, Jorginho.

Pjesa e parë e vazhdimeve u mbyll 2-2. /Telegrafi/