LAJMI I FUNDIT:

Shënjestra e Real Madridit dhe Barcelonës ende ka klauzolën e lirimit në 50 milionë euro

Shënjestra e Real Madridit dhe Barcelonës ende ka klauzolën e lirimit në 50 milionë euro

Në fillim të kësaj jave, Nico Williams nënshkroi zyrtarisht një kontratë të re me Athletic Bilbaon, duke e mbajtur atë në klub deri në fund të sezonit 2026-27.

21-vjeçari, kontrata e mëparshme e të cilit skadon verën e ardhshme, konsiderohet si një nga talentët më të ndritur në futbollin spanjoll.


Në marrëveshjen e tij të mëparshme, Williams kishte një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh, e cila shihej si shumë e përballueshme për klubet që kishin shfaqur interesim për të, mes tyre si Barcelona dhe Real Madrid.

Ridizajnimi i "Santiago Bernabeut" duket se ka 'dështuar' - tifozët shfaqin pikat e dobëta
Lexo po ashtu Ridizajnimi i "Santiago Bernabeut" duket se ka 'dështuar' - tifozët shfaqin pikat e dobëta

Pas njoftimit të kontratës së tij të re, Bilbao refuzoi të zbulonte vlerësimin e klauzolës së tij të re të lirimit, por tani ajo është zbuluar.

Estadio Deportivo raporton se klauzola e lirimit të Williams me të vërtetë ka mbetur në 50 milionë euro, gjë që mund të hapë derën për një largim të mundshëm verën e ardhshme.

Komentet e agjentit të Nico Williams ndezin alarmin e Barcelonës dhe Real Madridit
Lexo po ashtu Komentet e agjentit të Nico Williams ndezin alarmin e Barcelonës dhe Real Madridit

Klubet me siguri nuk do ta kishin problem ta aktivizonin atë, megjithëse Barcelona (për shkak të vështirësive të tyre financiare) mund të mos jetë një prej tyre.

Mbetet për t’u parë nëse Bilbao do të jetë në gjendje të mbajë Williams përtej verës së ardhshme, megjithëse me interesiimin e treguar, mund të jetë shumë e vështirë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori