Shala uron pranimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Kujtim Shala, e vlerëson këtë si sukses të jashtëzakonshëm për Kosovën, dhe me këtë rast, përgëzon drejtuesit e Federatës së Volejbollit të Kosovës, si dhe të gjithë ata që kanë kontribuuar për këtë sukses të volejbollit të Kosovës.
Po ashtu, ministri Shala i përgëzon volejbollistët, dhe atyre iu dëshiron suksese në avancimin e mëtejme të këtij sporti shumë të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.
Ky lajm është shumë i mirë për sportin tonë, dhe një hap tjetër shumë i rëndësishëm, i cili ndihmon në përshpejtimin e ndërkombëtarizimit dhe njohjes së sportit tonë në arenën ndërkombëtare, ka theksuar ministri Shala, dhe ka shtuar se MKRS-ja do të qëndrojë në vazhdimësi pranë sportit të Kosovës, do ta mbështesë atë në ngritjen cilësore dhe në afirmimin e tij në rrafshin ndërkombëtar./Telegrafi/






















































