LAJMI I FUNDIT:

Sezoni mbresëlënës i Mohamed Salah dhe rekordet e shumta që mund t’i thyejë deri në fund

Sezoni mbresëlënës i Mohamed Salah dhe rekordet e shumta që mund t’i thyejë deri në fund
(Foto: Getty Images)

Mohamed Salah është duke kaluar një sezon mbresëlënës në edicionin e tij debutues te Liverpooli. Egjiptiani i ka shënuar 36 gola në të gjitha garat deri më tani (28 në Ligën Premier), ndërsa në fundjavën që shkoi ia shënoi katër gola Watfordit.


Gola në Ligën Premier: 28

Gola në Ligën e Kampionëve: 7

Gola në Kupën FA: 1

Gola në të gjitha garat: 36


Në këtë mënyrë, ai e ka barazuar rekordin e Robbie Fowler (të arritur në sezonin 1995/1996, në 53 ndeshje) për më së shumti gola të shënuar nga një lojtar i Redsave dhe do të vazhdojë të ngjitet në këtë listë.


(Foto: Getty Images)

Ai tashmë është bërë debutuesi më i suksesshëm në histori të Liverpoolit duke e kaluar rekordin e Fernando Torresit, i cili në edicionin 2007/2008 kishte shënuar 33 gola.

Në fundjavën që shkoi, 25-vjeçari u bë po ashtu egjiptiani i parë që shënonte het-trik në Ligën Premier.

Liga Premier

(Foto: Getty Images)

Me 29 gola do ta barazojë rekordin e Didier Drogbas për më së shumti gola të shënuar nga një lojtar afrikan. (Në sezonin 2009/2010, Drogba i shënoi 29 gola me Chelsean).

Me 30 gola do t’i barazohet një elite prej vetëm shtatë lojtarësh që e kanë arritur këtë shifër golash në një sezon të Ligës Premier. Andy Cole, Alan Shearer, Kevin Phillips, Thierry Henry, Cristiano Ronaldo, Robin van Persie dhe Luis Suarez, janë të vetmit që e kanë arritur këtë gjë.

(Foto: Getty Images)

Me 31 gola do ta barazojë rekordin për më së shumti gola të shënuar në një sezon me 38 ndeshje. Alan Shearer, Luis Suarez dhe Cristiano Ronaldo e ndajnë këtë rekord.

Të gjitha lajmet për MOHAMED SALAH
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për MOHAMED SALAH

Me 34 gola do ta barazonte rekordin për më së shumti gola të shënuar në histori të Ligës Premier. Alan Shearer dhe Andy Cole e kanë arritur këtë rekord atëherë kur kampionati anglez zhvillohej me 42 ndeshje.

Liverpooli

(Foto: Getty Images)

Në të gjitha garat, Salah i ka shënuar 36 gola. Ai duhet t’i shënojë edhe 11 gola për ta barazuar rekordin e Ian Rush (47 gola) për më së shumti gola të shënuar nga një lojtar i Liverpoolit brenda një sezoni.

Këpuca e Artë

(Foto: Getty Images)

Salah është duke e udhëhequr garën për Këpucën e Artë, si golashënuesi më i mirë në Evropë. Ai numëron 28 gola (56 pikë) në kampionatin ku luan, tre më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Lionel Messi me 25 gola (50 pikë).

Megjithatë, duhet theksuar se superylli i Barcelonës i ka edhe nënë ndeshje në La Liga, derisa lojtari i Liverpoolit i ka vetëm shtatë ndeshje në dispozicion.

Salah është favorit për t’u shpallur golashënuesi më i mirë në Ligën Premier, meqë aktualisht ka katër gola më shumë se Harry Kane, i cili është i lënduar, ndërsa konkurrenti tjetër i tij është Sergio Aguero me 21 gola të shënuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bundesliga
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Ligue 1
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Serie A
Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Ligue 1

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori