LAJMI I FUNDIT:

Setien pas incidentit të ndihmësit të tij: Kemi kërkuar falje tashmë, Sarabia duhet të kontrollojë veten

Setien pas incidentit të ndihmësit të tij: Kemi kërkuar falje tashmë, Sarabia duhet të kontrollojë veten

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien pranon se kanë kërkuar falje në lidhje me sjelljet e ndihmës- trajnerit Eder Sarabia gjatë humbjes në El Clasico ndaj Real Madridit.

Setien ka folur për situatën e krijuar te Barcelona duke thënë se Sarabia ishte jashtë rregullit me vërejtjet e tij gjatë lojës.

“Sigurisht që kemi biseduar”, ka thënë fillimisht Setien për El Periodico kur u pyet në lidhje me sjelljet e Sarabias.

Asistenti i Quique Stetien shpërtheu nga banka rezervë shkaku i lojës së dobët të Messit në El Clasico - zbulohen madje edhe fjalët që ia tha argjentinasit
Lexo po ashtu Asistenti i Quique Stetien shpërtheu nga banka rezervë shkaku i lojës së dobët të Messit në El Clasico - zbulohen madje edhe fjalët që ia tha argjentinasit

“Ai është i shqetësuar gjithashtu. Ne nuk kemi kujdes për situatën. Është një çështje që duhet ta përmirësojmë veten tonë. Po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje. Dhe ai po punon drejt saj”.

“Ne kemi kërkuar tashmë faljet që duhen të bëjmë. Dhe sidomos mua sepse, në fund të fundit, është faji im”.

“Unë kam detyrë për të kontrolluar këto gjëra”.

Lojtarët e Barcelonës janë të pakënaqur me ndihmësin e trajnerit Setien
Lexo po ashtu Lojtarët e Barcelonës janë të pakënaqur me ndihmësin e trajnerit Setien

Setien tutje e ka pranuar se situata me Sarabia ka ndikuar shumë në të.

“Kjo situatë më ka prekur shumë. Është një temë që më shqetëson shumë. Është diçka që është shumë e rëndësishme për mua”.

“Ne mund të kritikohemi kur bëjmë zëvendësime të këqija, kur luajmë ndeshje të këqija … Për çfarëdo, por jo për sjellje”.

Lojtarët e Barcelonës humbin besimin, dyshojnë në cilësitë e trajnerit Setien
Lexo po ashtu Lojtarët e Barcelonës humbin besimin, dyshojnë në cilësitë e trajnerit Setien

“Eder është një djalosh me një temperament të shkëlqyeshëm, i cili është i shkëlqyeshëm për shumë gjëra. Por, ai duhet të mësojë të kontrollojë veten e tij”.

“Ai është duke punuar në të; ai po përpiqet të përmirësojë këtë sepse ne kemi pasur situata si kjo [në të kaluarën]”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori