LAJMI I FUNDIT:

Sëmundjet e shumta të Elvisit në vitet e fundit të jetës dhe mijëra dozat e barnave të përshkruara

Sëmundjet e shumta të Elvisit në vitet e fundit të jetës dhe mijëra dozat e barnave të përshkruara
Elvis Presley (Foto: Keystone/Getty Images/Guliver)

Kanë kaluar 42 vite që nga vdekja e Elvis Presleyt (1935 – 1977), mirëpo akoma ka dyshime lidhur me vdekjen e tij, ndërsa fansat besnikë akoma po e vajtojnë humbjen e ‘Mbretit’.

Muzikanti legjendar ishte 42 vjeç kur u gjet i vdekur në banjën e tij në Graceland, pasi kishte kaluar disa vite duke përdorur doza të mëdha të barnave, me ç’rast dy herë ishte mbidozuar me barbiturate (qetësues), teksa herën e parë kishte qëndruar për tri ditë në koma në dhomën e hotelit të tij.


Në kohën e vdekjes, këngëtari po vuante nga mbipesha, glaukoma (sëmundje e syrit), shtypja e lartë e gjakut, dëmtimi i mëlçisë dhe zmadhimi i kolonit (zorrës së trashë).

Elvis Presley (Foto: Hulton Archive/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, vdekja e tij ishte shokuese dhe fillimisht si shkak i vdekjes u cek arresti kardiak, kurse mjeku ligjor kishte deklaruar se barnat nuk kanë luajtur rol në vdekjen e tij.

Të gjitha lajmet nga Elvis Presley
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Elvis Presley

Porse, ekzaminimet tjera mjekësore pas vdekjes së Elvisit zbuluan shumë fakte për shëndetin e rokerit. Zorra e tij ishte thuajse dy herë më e gjatë sesa duhej të ishte dhe se ai kishte vuajtur nga konstipacioni (kapsllëku) për katër muaj.

Zemra e tij ishte dy herë më e madhe sesa madhësia normale dhe ai ishte në fazat e fundit të sëmundjes kardiovaskulare, derisa mushkëritë e tij ishin përfshirë nga emfizema (sëmundje kronike obstruktive e mushkërive), gjë që tregonte paaftësinë e tij për të kënduar në vitet e fundit të jetës.

Elvis Presley dhe Judy Tyler (Foto: Hulton Archive/Getty Images/Guliver)

Në dhjetë vitet e fundit të jetës së tij, Presley ishte trajtuar nga Dr George Nichopoulos, i cili ka treguar se i kishte shkruar këngëtarit mijëra barna, duke përfshirë stimulues, qetësues, laksativë, narkotikë, hormone dhe injeksione përgjatë një dekade. Elvisi kishte vizituar edhe mjekë të tjerë, të cilët i kishin dhënë të tjera barna.

Bordi i Tribunalit Mjekësor kishte zbuluar se në katër vitet e fundit të jetës së tij, muzikantit i ishin përshkuar plot 19.000 doza të barnave.

Vetëm në vitin 1977, Dr Nicholpoulous (i cili ishte akuzuar se i ka përshkruar barna në mënyrë ilegale) i kishte përshkruar 199 receta që në total ishin më shumë se 10.000 doza të sedativëve, amfetaminave dhe narkotikëve.

Vdekja e ‘Mbretit’ shkaktoi dëshpërim te fansat e shumtë në gjithë botën, aq sa shumë prej tyre refuzonin të pranonin se ai ka vdekur nga sulmi në zemër, madje me vite të tëra kanë besuar se është akoma gjallë. /Telegrafi/

Richard Nixon dhe Elvis Presley (Foto: National Archive/Newsmakers/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori