eksperti-banner

Këngëtarja kolumbiane, Shakira, është rikthyer në vëmendjen e mediave botërore, pasi është parë në Los Angeles në shoqërinë e aktorit meksikan Manuel Garcia-Rulfo, yll i serialit të njohur të Netflix-it “The Lincoln Lawyer”.

Sipas fotografive të publikuara nga platforma “DeuxMoi” dhe mediave amerikane, dyshja janë parë duke dalë së bashku nga hoteli luksoz Sunset Tower në Los Angeles.


Dëshmitarët kanë treguar se ata dukeshin në humor të mirë dhe të buzëqeshur, ndërsa më pas janë larguar me të njëjtin automjet, ku aktori ishte në timon.

Ky takim ka ndodhur gjatë një pauze të shkurtër në turneun botëror të Shakirës “Las Mujeres Ya No Lloran World Tour”, pas dy koncerteve të mëdha që kishte mbajtur në Los Angeles javën e kaluar.

Interesant është fakti se vetëm disa ditë më parë, Shakira kishte folur në një intervistë për jetën e saj sentimentale pas ndarjes nga futbollisti spanjoll Gerard Pique, duke deklaruar se aktualisht nuk është e fokusuar në një lidhje të re.

Nga ana tjetër, edhe Manuel Garcia-Rulfo është përfolur në media pas ndarjes së tij nga partnerja Audrey McGraw më herët gjatë këtij viti.

Për më tepër, në rrjetet sociale është shpërndarë edhe një video ku Shakira dhe aktori shihen duke kërcyer në një restorant në Hollywood, duke shtuar edhe më shumë spekulimet për një lidhje të mundshme mes tyre. /Telegrafi/