Sejdiu: Jemi larg titullit

Gani Sejdiu, trajneri mitrovicas i Feronikelit të Drenasit pas pesë xhirove të edicionit të ri të Raiffeisen Superligës, zë vendin e dytë me vetëm një pikë më pak se lideri, Hajvalia.
Megjithatë ai mendon se skuadra e tij nuk është e gatshme për të sfiduar titullin e kampionit, duke potencuar disa probleme si fondin e lojtarëve dhe sidomos stadiumin nikoqir, pasi që skuadra e Drenasit ndeshjet si vendas i luan në stadiumin e Drenicës së Skenderajt, deri sa stadiumi i tyre ende nuk është rregulluar.
“Jemi larg titullit. Nuk jemi ekip i kompletuar për të sfiduar titullin. Shembull, sot na mungon një lojtar dhe kjo vërehet vërehet shumë”, tha ai pas Super Sport pas fitores ndaj Trepçës ’89. “Objektivi jonë primar është shpëtimi nga liga pa barazh. Për këtë stinor nuk kemi pretendime. Nuk kemi fushën tonë dhe ky është një faktor kyq, që edhe me pas ekipin ka pasojat e veta”.
Një javë më parë edhe trajneri i skuadrës lidere, Hajvalisë, Synaj Keqi tha se nuk janë për titull kampioni./Sporti1/Telegrafi/




















































