LAJMI I FUNDIT:

Se France Football ia huqi mbrëmë me ndarjen e çmimeve e tregon edhe veprimi i Toni Kroosit

Se France Football ia huqi mbrëmë me ndarjen e çmimeve e tregon edhe veprimi i Toni Kroosit

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos është shprehur i befasuar pasi skuadra e tij humbi çmimin e klubit më të mirë të vitit.

Pavarësisht një sezoni fantastik në të cilin ata fituan Ligën e Kampionëve dhe titullin e La Ligës, Reali u mposht Manchester Cityt.


Liverpool përfundoi në vendin e dytë, pavarësisht se Real Madridi kishte mundur skuadrën e Jurgen Klopp në finalen e Ligës së Kampionëve.

Toni Kroos mbeti i hutuar pasi Manchester City fitoi çmimin Topin e Artë për klubin e vitit.

Reali gjithashtu mposhti Cityn në gjysmëfinale të kompeticionit, me Kroos të mbetur i zhgënjyer nga rezultati i çmimit.

Kroos shkroi në Twitter: “Ekipi i 3-të më i mirë në 2021/22 – i lumtur Real Madrid?”.

City u kurorëzua kampion i Ligës Premier sezonin e kaluar, ndërsa u eliminua nga Liga e Kampionëve dhe FA Cup në fazën gjysmëfinale dhe pësoi një eliminim në raundin e katërt në Carabao Cup.

Ndërkohë, Liverpooli përfundoi i dyti në ligë dhe nënkampion në Ligën e Kampionëve, por ata fituan FA Cup-ën dhe Kupën Carabao.

Përveç fitimit të Ligës së Kampionëve dhe La Ligës, Real fitoi edhe Superkupën e Spanjës. Ata u eliminuan në çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Pavarësisht se nuk arriti lavdinë kolektive në ceremoni, kishte shumë arsye të tjera për të festuar për Realin, ku më së shumti Karim Benzema që fitoi Topin e Artë për herë të parë.

Thibaut Courtois fitoi çmimin “Lev Yashin” për portierin më të mirë dhe gjithashtu përfundoi në dhjetëshen e parë së bashku me Vinicius Junior dhe Luka Modric. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Kalo në kategori