LAJMI I FUNDIT:

Schalke ‘thyen mallkimin’, fiton pas 30 ndeshjeve

Schalke ‘thyen mallkimin’, fiton pas 30 ndeshjeve

Klubi i madh gjerman, Schalke ka arritur të ‘thyej mallkimin’ dhe të fitojë një ndeshje pas 30 takimeve apo rreth një viti pa fitore.

Schalke ka arritur të triumfojë në shtëpi ndaj Hoffenheimit me rezultat të thellë 4-0 në kuadër të javës së 15-të në Bundesliga.


Golat për vendasit nga Gelsenkirchen u shënuan nga Matthew Hoppe (42’, 57’, 63’) dhe Amine Harit (80’).

Kjo fitore do të thotë shumë për klubin e madh gjerman pasi është e para në këtë sezon të Bundesligas dhe jo vetëm.

Schalke nuk kishte arritur fitore në plot 30 ndeshjet e fundit, duke pësuar 19 humbje dhe 11 barazime gjatë kësaj kohe.

Ndryshe, fitorja e fundit ndaj Schalkes kishte ardhur rreth para një viti apo më saktë para 359 ditësh. /Telegrafi/