Telashe në horizont për talentin shqiptar të Schalke 04, Donis Avdijaj
20-vjeçari është lënë jashtë listës së skuadrës që do të udhëtojë drejt resortit të Mittersill për arsye disiplinore.
Sipas klubit nga Genselkirchen, Avdiaj do të stërvitet me skuadrën e të rinjve gjatë kësaj periudhe. Marrëdhëniet e tij me Blutë Mbretërore janë krisur përfundimisht dhe këtë e konfirmon edhe Drejtori Sportiv, Christian Heidel.
Javën e shkuar ai nuk i kurseu kritikat ndaj sulmuesit duke e cilësuar jo korrekte sjelljen e tij, transmeton SS.
“Fakti që trajneri nuk është i kënaqur me të e ka një arsye”, theksoi Heidel.
Në miqësoren e dytë të zhvilluar ndaj Paderborn, trajneri i ri, Domenico Tedesco nuk e hodhi në fushë 20-vjeçarin për arsye disiplinore. Sipas numrit 1 të stolit, të gjithë lojtarët duhet të sillen si profesionistë dhe Avdiaj nuk e ka bërë një gjë të tillë, pasi nuk u bashkua me skuadrën në orarin e caktuar.
Edhe pse sulmuesi shqiptar u shfajësua duke thënë se ishte keqkuptuar, mesa duket, Schalke 04 ka vendosur të veprojë me dorë të hekurt, duke e nxjerrë jashtë projektit dhe me shumë mundësi edhe në tregun e transferimeve. Deri tani, Avdiaj ka luajtur nëntë ndeshje me fanellën e Schalke 04 në Bundesliga duke shënuar edhe dy gola. Ai ka një kontratë që e lidh me këtë klub deri në 30 Qershor të vitit 2019.
Gjatë periudhës Janar 2016-Maj 2016 ai u aktivizua në formë huazimi te Sturm Graz ku shënoi 10 gola në 42 ndeshje të luajtura.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City